Laçi i hap punë Skënderbeut, Shehi është hero

Laçi i hap punë Skënderbeut, Shehi është hero

19:00, 12/10/2017

U luajt në Korçë sfida mes Skënderbeut dhe Laçit e vlefshme për javën e 5-t të Kategorisë Superiore. Korçarët fituam me mjaft vështirësi 2-1, ku duhet theksuar se kurbinasit humbën një penallti për të barazuar shifrat.

Në minutën e 28-të ish-mbrojtësi brazilian i Skënderbeut, Ademir Soza, shkakton një autogol në portën kurbinase, pas krosimit të Xhejms. 1-0 për Skënderbeun.

Surpriza ndodh në të 59’, ku Lushkja shënon për Laçin dhe barazon rezultatin. Megjithatë vendësit nuk dorëzohen.

Gripshi kroson bukur nga këndi në minutën e 75-të, Jashanica kërcen fuqishëm me kokë dhe kalon Skënderbeun në avantazh, 2-1 për korçarët.

Në të 84’ Lushkja pengohet brenda zonës në një dyluftim me Jashanicën, për gjyqtarin ka penallti. Niset Ansi Nika nga pika e bardhë e 11-metërshit, por pret Orges Shehi, duke i mohuar golin e barazimit kurbinasve.

Mbyllet 2-1 e gjithë sfida me Skënderbeun që vazhdon të jetë në krye të renditjes pas pesë javëve të para me 13 pikë.

Goli i parë

Goli i Laçit

Skënderbeu 2-1

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco