Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Pas 405 minutash Partizani gjen rrugën e rrjetës

VIDEO/ Pas 405 minutash Partizani gjen rrugën e rrjetës

17:49, 12/10/2017

Po luhet në “Niko Dovana” të Durrësit sfida e vlefshme për javën e 5-të të Superiores mes Teutës dhe Partizanit.

Në minutën e 17-të është Dosti që me një gjuajtje të saktë nga një goditje standarte kalon durrsakët në avantazh.

Në minutën e 24-t Teuta ka mundësinë më të mirë për të dyfishuar shifrat, por Nijas Lena gabon nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Limiti i kohës së rregullt të pjesës së parë është me fat për Partizanin. Trashi barazon rezultatin me një gjuajtje të saktë me kokë. 1-1 dhe për të kuqtë ky ishte goli i parë në këtë kampionat. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco