Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Muller mbron Ancelottin: Tek Bajerni nuk ishte ai problemi!

Muller mbron Ancelottin: Tek Bajerni nuk ishte ai problemi!

16:48, 12/10/2017

“Shumë nga problemet me të cilat Bayerni përballet i ka krijuar vet ekipi që nuk ka treguar aspak nivelin që pritej prej tij, për këtë arsye nuk duhet të fajësojmë Carlo Ancelottin e ta cilësojmë atë si idhullin e rremë”.

Nuk janë fjalët e një drejtuesi të ekipit bavarez as të ndonjë prej lojtarëve të tij e as të ndonjë miku të teknikut italian. Deklarata vjen pikërisht nga Thomas Muller, një prej veteranëve të Bayern Mynih, por që shtypi gjerman dhe italian e etiketoi si një prej përgjegjësve që u bënë shkak për largimin e trajnerit Ancelotti.

Prononcimi publik i 28-vjecarit gjerman, krijon polemika sepse ai bashkë me Robben, Riberi dhe Boateng, ishte padyshim një prej të pakënaqurve gjatë menaxhimit të Carlo Ancelotit, shkruan ss.

Fakti që prej kohësh sulmuesi ishte lënë në stol, ishtë shoqëruar edhe me komente negative të shtypit gjerman, të cilit Anceloti i ishte përgjigjur se nuk mund t’i garantonte vendin askujt, madje as Thomas Mullerit.

“Shpresojmë që ndryshimi i trajnerit të shoqërohet gjithashtu edhe me ndryshimin e rezultateve. Në fund të fundit për këtë u bë dhe ndryshimi. Ruajmë kujtime shumë të mira nga  Heynckes, me të cilin arritëm fitoren e trefishtë. Gjithsesi, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se përformancat tona sërish mund të kritikohen sepse problemi kemi qenë vetë ne. Duhet t’i bëjmë, hapat një nga e nga një. Nuk mund të presim katapultimin e ecurisë tonë”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco