Bashkia e Tiranës nis rikualifikimin urban të Kombinatit

Bashkia e Tiranës nis rikualifikimin urban të Kombinatit

11:06, 24/09/2017
A+ Aa A-

Bashkia e Tiranës nisi punën për rikualifikimin e bllokut urban në zonën e Kombinatit. Kryebashkiaku Veliaj shkoi për të inspektuar punimet, ndërsa theksoi se investimet në infrastrukturë do të jenë kapilare, me fokus te zonat peri-urbane si Astiri dhe Unaza e Re.

Në Kombinat, Bashkia e kryeqytetit ka nisur punën për rikualifikimin e bllokut urban të zonës. Rrugë të reja, trotuare, lulishte dhe hapësira shplodhëse, janë pjesë e projektit, zbatimi i të cilit nis nga 3 blloqe pallatesh që përbëjnë zemrën historike të lagjes.

Sipas kryebashkiakut Veliaj, me hapjen e Unazës së Re cilësia e jetës ka nisur të përmirësohet për banorët e zonës me reduktimin e trafikut të rënduar.

Gjatë këtij inspektimi, pamjet e të cilit u shpërndanë për mediat nga zyra e shtypit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj tregoi gjithashtu ku do të jetë fokusi i punës, gjatë gjysmës së dytë të mandatit të tij.

Kryebashkiaku paralajmëroi se nuk do të tolerohen më çarjet e paligjshme në rrugë nga bizneset.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco