Ministria e Shëndetësisë hap konkursin për drejtorët e spitaleve – Afatet e aplikimit dhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët

Ministria e Shëndetësisë hap konkursin për drejtorët e spitaleve – Afatet e aplikimit dhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët

19:56, 22/09/2017
A+ Aa A-

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hap konkursin publik për drejtorët e spitaleve Universitare dhe Rajonale në të gjithë vendin. Afati i fundit për aplikim do të jetë data 6 Tetor. Dokumentacioni i kandidatëve do të dorëzohet pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Përkatësisht për pozicionet “Drejtor i Përgjithshëm” të spitaleve universitare dhe “Drejtor” të spitaleve rajonale, aplikohet si më poshtë:

Spitalet Universitare

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”

Spitali Universitar i Traumës

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koco Gliozheni”

Spitali Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”

Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”

Spitalet Rajonale

Spitali Berat

Spitali Dibër

Spitali Durrës

Spitali Elbasan

Spitali Fier

Spitali Gjirokastër

Spitali Korçë

Spitali Kukës

Spitali Lezhë

Spitali Shkodër

Spitali Vlorë

Çfarë kriteresh duhet të plotësojnë kandidatët që do të aplikojnë për këto pozicione?

Të zotërojë diplomë të nivelit master shkencor, preferohet në Shkenca: ekonomike/juridike/mjekësore;

Të ketë përvojë pune minimumi 5 vjet;

Preferohet të ketë eksperiencë pune në drejtim ose menaxhim;

Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore gjatë tre viteve të fundit;

Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

Letër interesi për pozicionin në të cilin po konkurron;

Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me formatin e përcaktuar në shtojcën 1 (bashkëlidhur);

Tabelën e plotësuar me të dhënat për aplikant sipas modelit të përcaktuar në shtojcën nr. 2 (bashkëlidhur);

Formular vetëdeklarimi i gjendjes gjyqësore;

Dy referenca nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë të mëparshëm;

Vlerësimi i mëtejshëm i kandidatëve që plotësojnë kriteret e përgjithshme do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistës me gojë. Lexo këtu fushat e njohurive mbi të cilat do të zhvillohet testimi me shkrim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco