Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Libri i dijes/ 'Gjatë marrëdhënieve seksuale, p****i hyn në…' Pezullohet drejtoresha e shkollës në Tiranë

Libri i dijes/ 'Gjatë marrëdhënieve seksuale, p****i hyn në…' Pezullohet drejtoresha e shkollës në Tiranë

19:15, 22/09/2017
A+ Aa A-

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar lidhur me kronikën e djeshme të “Stop”, sipas së cilës rezultonte se nga nxënësit e klasës së tretë të shkollës 9-vjeçare “Kongresi i Manastirit”, Tiranë, përdorej një libër me titullin “Libri i dijes”.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton se, me tu njohur me rastin në fjalë dërgoi një grup inspektimi për të bërë verifikimet në lidhje me rastin në fjalë.

“Nga ku rezultoi, se libri ne fjale ishte në përdorim si një libër jashtëshkollor, në klasën e tretë të shkollës “Kongresi i Manastirit". Ky libër nuk bën pjesë në tekstet e miratuara për përdorim nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë dhe është jashtë kurrikulës zyrtare mesimore.

Bazuar në inspektimin e realizuar nga Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë dhe rezultateve paraprake të tij, u mor masa e menjëhershme e pezullimit nga detyra e drejtoreshës së shkollës "Kongresi i Manastirit", deri në marrjen e një vendimi përfundimtar për çështjen.

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë duke falenderuar emisionin "Stop", për kontributin e vyer që jep në rrugën e përbashkët drejt një shkolle me standarte të larta, riktheson vendosmerinë e saj për të luftuar, në bashkëpunim me aktorë e faktorë të ndryshëm çdo fenomen negativ që prek integritetin, cilesinë dhe imazhin e shkollës shqiptare”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Në një prej kapitujve të këtij libri shpjegohet në mënyrë aspak etike mënyra e riprodhimit, njohuri e cila nuk është e nevojshme për një fëmijë të moshës 9 ose 10 vjeç.

“Gjatë marrëdhënieve seksuale, p****i bëhet i fortë dhe hyn brenda në v****ë. Muskujt përqark uretrës së mashkullit tkurren, duke nxjerrë një sasi të vogël s****e nga p****i në v****ë. Ky quhet e******m.

S***********t notojnë përmes m****s për tek t***t f*********ë. Nëqoftëse një qelizë s****e takon një vezë, ato mund të bashkohen dhe të krijojnë një zigotë, qeliza e parë e një foshnje të re. Ky quhet fertilizim ose pllenim.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco