Plane për fundjavën? Njihuni me surprizat e motit

Plane për fundjavën? Njihuni me surprizat e motit

16:08, 22/09/2017
A+ Aa A-

Gjatë fundjavës nuk pritet të ketë reshje shiu.

Ditën e shtunë, sipas “Meteoalb”: Paradite, territori dominohet nga kthjellimet përjashtuar verilindjen ku do ketë vranësira kalimtare. Pasditja e mbrëmja vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare në verilindje por pjesa tjetër e vendit, mbetet me mot të kthjellët.

Ndërsa të dielën, pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta në gjithë vendin por pasditja sjell kthjellime e vranësira kalimtare në Jug ndërsa vranësira të shpeshta në zonat Qendrore dhe Veri të vendit. Mbrëmja fuqizon vranësirat në të gjithë territorin, vranësira që mbeten prezent dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë mëngjesin e së shtunës por një rritje me 2°C sjellin orët e mesditës. Edhe e diela sjell rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 26 - 27°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco