Bradasheshi ngrihet në protestë: 35 fëmijë po mbeten pa shkollë

Bradasheshi ngrihet në protestë: 35 fëmijë po mbeten pa shkollë

11:13, 22/09/2017
A+ Aa A-

Banorët e lagjes "Pusi 17" në Bradashesh janë ngritur në protestë. Ata kërkojnë një automjet për transportin e 35 femijëve të moshës parashkollore. Gjithsej janë 3 5­40 familje në këtë lagje, të cilat e kanë 5 kilometra larg shkollën nga lagja e tyre.  Ata ndihen të pasigurtë për fëmijët, ndaj janë grumbulluar dhe po protestojnë.

U mbush një javë që nuk i dërgojnë fëmijët në shkollë dhe kanë kërcënuar se nuk do t'i dërgojnë më deri sa të sillet një automjet për transportin e tyre. Sot pritet reagimi i institucioneve përkatëse për zgjidhjen e këtij problemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco