VIDEO/ Edukatorja mbyll kopshtin dhe lë fëmijët brenda

VIDEO/ Edukatorja mbyll kopshtin dhe lë fëmijët brenda

15:12, 21/09/2017
A+ Aa A-

Një edukatore në një kopësht privat në qytetin e Durrësit ka mbyllur fëmijët dhe është larguar për disa orë.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, edukatorja e kishte kthyer në praktikë këtë veprim, pasi çdo ditë i mbyllte fëmijët nga 2-3 orë dhe
largohej.

Kanë qenë fëmijët ata që i kanë treguar prindërve se qëndronin vetëm dhe më pas prindërit kanë kërkuar që të vërtetohej përmes kamerave. Nga
kamerat e sigurisë është parë se edukatorja largohej dhe linte vetëm çdo ditë fëmijët e moshës deri në 5 vjeç.

/“Një edukatore në një kopësht privat mbyllte fëëmijët dhe largohej për disa orë. Kanë qenë fëmijët që kanë raportuar tek prindërit dhe më pas
prindërit I kanë thënë pronarit i cili e ka vërtetuar përmes kamerave. Edukatorja mbyllte fëmijët dhe largohej çdo ditë nga 2-3 orë. Pas
denoncimit të prindërve, edukatorja është shkarkuar nga puna”, /raporton gazetarja./*/tvklan.al/*

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ajo21/09/2017 15:54

Vetem e shkarkuar nga puna!!!!!! O Zot cfare behet ne Shqiperi???? Edukatorja ka vene jeten e nje grup femijesh ne rrezik shume here duke i lene vetem dhe nuk ndiqet nga prokuroria???? A e dini se te pakten ne ShBA ( por besoj se kudo ne perendim) sipas ligjit ne klase duhet te jene prezent ne cdo kohe dy mesuese ( njera patjeter e licensuar nga shteti per ate grup moshe!) dhe nese duhet te largohet nga klasa duhet patjeter ta zevendesoje dikush tjeter? Mesuesja( jo ndihmesja, asaj nuk i lejohet te qendrroje e vetme me femijet!) mund te jete e vetme ne klase nese ka 3 ose me pak ne klasen e bebeve, 4 ose me pas ne klasen e 15- 33 muajsh, pra pak me te vegjel se 3 vjec femije dhe nese ka 10 ose me pak femije te moshes 2.9 -5 vjec. A shikoni se si kujdeset bota per femijet dhe sigurine e tyre! Mjere femijet shqiptare se hic degjuam edhe per rastin e vdekjes se tmerrshme te tri vellezerve te vegjel, as nenat e tyre nuk tregojne kujdes te vazhdueshem per ta, jo me edukatoret neper kopshte. Por duhet te jete shteti qe te garantoje me ligje te forta dhe ndershkim akoma edhe me te forte te kujtdo qe ve ne rrezik jeten e femijeve.

Shto koment

Denonco