'Vjehrri më përdhunonte, vjehrra më rrëmbeu foshnjen': beteja e Marsidës për të voglën e saj

'Vjehrri më përdhunonte, vjehrra më rrëmbeu foshnjen': beteja e Marsidës për të voglën e saj

13:49, 21/09/2017
A+ Aa A-

Historia tronditëse e një 29-­vjeçareje nga Lushnja e përdhunuar për dy vite e gjysmë nga vjehrri dhe e keqtrajtuar e rrahur deri me rripin që lidhej qeni nga vjehrra, u tregua mesditën e sotme në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24. 

Por ndërsa Marsida dhe nëna e saj Bujarja tregonin ngjarjen e rëndë dhe kërkonin që asaj të paktën t’i jepet kujdestaria e vajzës në studio telefonon ish­kunata. Ajo mohon që babai i saj ta ketë përdhunuar nusen e vëllait, e akuzon si të çmendur dhe thotë që familja e saj e ka mbajtur me bukë. Sipas kunatës, i ati është impotent dhe nuk mund të ketë kryer aktet e denoncuara nga Marsida.

KUNATA E MARSIDES

Kunata: Nuk e di nga vijnë këto akuza, nga Marsida që nuk mbush e është me kartelë apo nga nëna e saj. Marsida nuk është e saktë më vjen keq por nuk është normale

Gazetarja: Si ka mundësi që i kanë dhënë kujdestari për fëmijën

Kunata: Gjyqi nuk ka mbaruar ende… Ajo erdhi në Itali, i ra dhëmbi në bukë se në Shqipëri s’kishte bukë të hante. Marsida se ka idenë për asgjë, ajo nuk e di që është nënë se ka idenë e fëmijës. Ajo nuk është për të mbajtur fëmijë.

Gazetarja: Çfarë mendimi keni për akuzuat ndaj babait tuaj?

Kunata: Po çthoni moj, Babai im është impotent, si mundet ai..

HISTORIA

Në moshën 23-­vjeçare me dëshirën e mirë për të ndërtuar dhe ajo një familje të sajën e martuan me mbleseri me Teodorin, por ai kishte prapambetje mendore të thelle. Teodori nuk dinte se si mund të konsumohej një raport intim në çift, nuk dinte se si të shprehte dashurinë për nusen e tij të re, por Marsida është e bindur se ata u dashuruan dhe vazhdojnë ta duan po njësoj njeri­-tjetrin.

Jetesa e përbashkët në çift filloi në shtetin italian me familjen e djalit. Ajo ngeli shtatzënë, por vjehrra insistonte që fëmija të mos lindte, kërkonte të paguante për të bërë abort. Pas rezistencës nga ana e Liljanes, nënës së Marsides, erdhi në jetë një vogëlushe e bukur e cila gëzon shëndet te plot. Emrin ja vuri tezja dhe e quajti Martina. Pas lindjes se saj familja e Teodorit i mori në Itali sërish nënë e bijë.

Aty do të fillonte dhe drama e vërtete e kësaj nënë të re. U abuzua seksualisht nga vjehrri, e frikësuar nga kërcënimet dhe presionet e tij nuk mund te fliste. E vetme dhe e pambrojtur, në pamundësi për të folur ajo u përdhunua për 2 vite e gjysmë. Nga ana tjetër vjehrra, e cila mesa duket kishte kuptuar atë qe po ndodhte e torturonte dhe e rrihte ne mënyrë çnjerëzore. Pasi mori vesh te vërtetën ajo nuk beri asgjë për ta mbrojtur, përkundrazi e sollën në Shqipëri dhe nëpërmjet dokumenteve të firmosura prej saj morën Martinën, ndërsa Marsida ngeli e vetme në shtëpinë e familjes se saj. Prej mese 1 viti kërkon të bijën, fitoi në gjykatë të drejtën që vajza të kthehet tek ajo, por Martina nuk është ende në krahët e saj. Me dhimbjen e një nenë ajo kërkon të bijën. 

VJEHRRA E MARSIDES

Ajo ka mohuar ngjarjen, ndërsa pohoi se nusja e saj nuk ishte mirë mendërisht ndërsa nuk la pas edhe akuzat për krushkën, shkruan ‘BalkanWeb’. “Më vjen keq që bëni të tilla emisione, me ato dy budallaçkat që ke ftuar aty. Janë të dyja budallaçka. E ëma është operuar nga koka në Elbasan. Ka mbytur vjehrrën. Vajza na ka goditur me pjatë na e vërtiste kokën. E ëma ka mbushur Lushnjën, ‘ma ka kapur burri’. Me rrugaçët merresh ti. E marr unë në Itali. I bëra pasaportën, i mora si turiste. Nuk është e zonja që të lajë të brendshmet e veta. Nuk e zgjodha unë Marsidën. Ma bënë motrat. Kur e kam parë Marsidën, se kam dashur. Unë i kam thënë? ti bëjë hysmet unë kësaj?? Unë i kam tre invalidët në shtëpi”, tha vjehrra në lidhje telefonike nga Italia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco