Kryeministria kërkon punëtorë, ja kriteret

Kryeministria kërkon punëtorë, ja kriteret

17:56, 20/09/2017
A+ Aa A-

Kryeministria hap aplikimet për ata që duan të punojnë si anëtarë të Këshillit të Statistikave.

Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, konkurrimi është i hapur për përfaqësues që i përkasin botës akademike dhe shoqërisë civile.

Aplikanti, përfaqësues i botës akademike, mund të jetë nga radhët e trupit akademik të institucioneve të arsimit të lartë, publik ose privat, të licencuara dhe të akredituara sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë. Ai duhet të plotësojë këto kritere:

Kritere të përgjithshme:

-Të jetë shtetas shqiptar;

-Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.

Kritere të veçanta:

-Të jetë pedagog me kohë të plotë;

– Të ketë përvojë në punë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e statistikave ose ekonomisë ose shkencave të natyrës apo në fushën e përpunimit të statistikave gjinore;

-Të zotërojë tituj shkencorë.

Aplikanti, përfaqësues i shoqërisë civile, të jetë nga radhët e organizatave jofitimprurëse, ku gjatë misionit të organizatës përdor ose bën studime në shkencën e statistikës, si dhe ka njohje të mira për gjendjen shoqërore e demografike të vendit, përfshirë edhe treguesit e varfërisë. Ai duhet të plotësojë këto kritere:

Kritere të përgjithshme

– Të jetë shtetas shqiptar;

-Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë të për kryerjen e një vepre penale.

Kritere të veçanta:

Të jetë i punësuar me kohë të plotë në organizata të shoqërisë civile, që kanë përvojë në fushën e statistikave ose ekonomisë, ose shkencave të natyrës apo shkencave sociale;

Të ketë përvojë pune në njërën prej këtyre fushave jo më pak se 3 (tre) vjet;

Të ketë përvojë në përdorimin e të dhënave statistikore.

Afati i dorëzimit të aplikimit: deri më 30 shtator 2017, pranë Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000, Tiranë, Shqipëri.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco