Dita pa makina në Tiranë, ja rrugët ku nuk duhet të kaloni

Dita pa makina në Tiranë, ja rrugët ku nuk duhet të kaloni

16:13, 20/09/2017
A+ Aa A-

Ditën e premte disa prej rrugëve të kryeqytetit do të jenë të bllokuara me rastin e ditës ‘Pa makina’. Sipas njoftimit të dhënë nga bashkia e Tiranës, rrugët e bllokuara do të jenë:

Rrugët ku do ndalohet qarkullimi i automjeteve ditën e premte do jenë:

Nga rruga ‘Luigj Gurakuqi’ do të zhvendoset në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”,  përpara Pallatit të Koncerteve dhe Presidencës;

Rruga ‘Kont Urani’, do të bllokohet hyrja nga rruga e “Durrësit” deri në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”;

Rruga ‘Brigada VIII’ deri ne kryqëzim me rrugën ‘Vaso Pasha’;

Rruga ‘Pjetër Bogdani’ nga kryqëzimi me rrugën ‘Vaso Pasha’ deri në kryqëzim me rrugën “Ibrahim Rugova”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco