Vërtetimi i pensionit dhe karta e shëndetit tani merren 'Online'

Vërtetimi i pensionit dhe karta e shëndetit tani merren 'Online'

14:26, 20/09/2017
A+ Aa A-

Vërtetimin e pensionit dhe kartën e shëndetit, qytetarët tani mund ta tërheqin online.

"Për të gjithë ata qytetarë që duhet të marrin dokumenta në zyrat e administratës këtë javë ne shtojmë listën e këtyre dokumentave që mund të tërhiqen online në portalin e-albania, si nga qytetarët edhe nga  institucionet publike që u nevojiten ato: Vërtetimet e pensionit dhe kartën e shëndetit."

Kështu njoftoi sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se qytetarët mund t'i tërheqin duke filluar nga kjo javë në portalin e-albania.

"Më e rëndësishmja, - tha Manastirliu, -  asnjë institucion  shtetëror nuk do tua kërkojë më këto dokumenta qytetarëve për nevoja të procedurave të tyre duke u kursyer sorollatjet e panevojshme të gjithë atyre që marrin këto shërbime."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco