Ambalazhimi i bukës, jo më në qese plastike, vetëm prej letre

Ambalazhimi i bukës, jo më në qese plastike, vetëm prej letre

14:04, 20/09/2017
A+ Aa A-

Tirana po përpiqet që të ndalojë përdorimin e qeseve plastike në furrat e bukës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka arritur sot marrëveshjen me prodhuesit e bukës në kryeqytet e cila parashikon zëvendësimin e qeseve plastike me ato prej letre në ambalazimin e bukës.

Veliaj tha kjo do mbrojë mjedisin nga ndotjet por dhe shëndetin e qytetarëve. Kryebashkiaku tha se një masë të tillë e kanë ndërmarrë edhe vende të cilat janë më të varfra se Shqipëria si Ruanda dhe Kenia, ndërsa shtoi se Tirana do jetë kryeqyteti i parë në rajon që i thotë stop përdorimit të qeseve plastike në ambalazhimin e bukës.

"Linja e ambalazhimit të bukës nga qese plastike në prej letre. Ne bëjmë një revolucion dhe në dallin nga ato firmat ne i hedhim për qokë, kjo është e vërtetë dhe që nesër na jep rezultat në qytetin e Tiranës.

Jemi avangardë pasi nuk ka qytet tjetër në ballkan që e ka bërë këtë. Sigurisht që do na kopjojnë.

E bëmë me supermarketet, tashmë do ta bëjmë edhe me furrat e bukës.

Vende shumë më të varfra se ne janë shumë të rrepta për ndotjen.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco