Befasojnë sërish zjarrfikësit e Gramshit, ata që s'mund të rrinë pa punë

Befasojnë sërish zjarrfikësit e Gramshit, ata që s'mund të rrinë pa punë

13:35, 20/09/2017
A+ Aa A-

Kanë qenë gjithnjë objekt i shkrimeve të ndryshme. Herë si shpikës, herë për frymën e grupit, herë për punën e paepur për zjarret në terren, herë të tjera në aksidente, përmbytje dhe pranë njerëzve në nevojë. Këtë radhë vijnë krejt ndryshe, por sërish përcjellin një mesazh të paparë. Pas punës së lodhshme të zjarreve raskapitës së verës, ata janë kthyer sërish në bazë. Është koha të vjelin pjergullën që kanë në strehën e tyre. Hardhia ka qenë plot me veshulë edhe pse vera ishte e thatë. Askush nuk i preku veshulët deri sa u poqën dhe tani po e vjelin dhe do ta ndajnë bashkë. Kjo frymë grupi e këtij kolektivi vërtet është një shembull i rrallë. Infoelbasani.al 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco