Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Tiranës i shtohet shkolla 'Ardian Klosi'

Tiranës i shtohet shkolla 'Ardian Klosi'

13:28, 19/09/2017
A+ Aa A-

Shkolla e re “Ardian Klosi”, që mban emrin e publicistit dhe përkthyesit të njohur, hapi dyert për herë të parë për nxënësit e saj javën e kaluar, ndërkohë që ajo u ndërtua edhe falë mbështetjes nga Komisioni Evropian.

Shkolla ka një kapacitet për 1000 nxënës dhe ofron mjedise të reja e kushte moderne mësimdhënieje, si dhe për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme sociale dhe sportive. Shkolla u përurua sot nga Kryebashkiaku Veliaj, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, kryetarja e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Romana Vlahutin, deputetja e PS, Blerina Gjylameti, si dhe nga familjarë të përkthyesit dhe publicistit Ardian Klosi, u shpreh se kjo shkollë është një nga më modernet e Tiranës, ndërsa zona e Bregut të Lumit po transformohet në një nga lagjet më të mira të kryeqytetit.

Krahas përmirësimit të infrastrukturës, në shkollën “Ardian Klosi” do të japin mësim mësuesit më të mirë të përzgjedhur nga portali “Mësues për Shqipërinë”. Kryebashkiaku ftoi prindërit që të regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë të re, e cila do të zgjidhë edhe problemin e mësimit me dy turne në shkollat e tjera në këtë zonë.

Në shkollën e re, nxënësit do të kenë mundësi që përveç lëndës së anglishtes, të studiojnë edhe gjermanisht, e cila është një nga më të kërkuarat aktualisht në tregun e punës. “Më vjen mirë që në kujtim të Ardianit, jo vetëm si një intelektual, por si një njeri, si një dashnor i gjermanishtes, i gjithë asaj që përfaqëson Gjermania, unë jam shumë i lumtur sot që u prezantuam me mësuesin e gjermanishtes dhe kemi futur këtë gjuhë, përveç anglishtes, si një gjuhë të dytë. Besoj, për të gjithë ata që do të kenë fatin, shansin, mundësinë të studiojnë në këtë shkollë, do të jenë si Ardiani dhe njohës shumë të mirë të gjermanishtes. Sot një nga vendet dhe vendi më i zhvilluar në Bashkimin Europian dhe besoj një nga gjuhët më të dobishme përveç anglishtes, për të dalë në treg dhe për të dalë shumë herë më i armatosur në garën për të bërë karrierë dhe për të gjetur një vend pune”,  tha Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco