Mbrëmja e martës vjen bashkë me shiun

Mbrëmja e martës vjen bashkë me shiun

08:10, 19/09/2017
A+ Aa A-

Të martën, pjesa më e madhe e vendit paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri pas mesditës kur vranësirat tërhiqen drejt zonave malore duke lënë ultësirën perëndimore kryesisht me kthjellime.

Pasditja zhvendos vranësirat edhe nga zonat malore duke bërë që vendi të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pranë mesnatës kur pritet fuqizim i vranësirave dhe shira fillimisht në veriperëndim dhe gradualisht në gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do pësojnë rënie me 2 – 3°C në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi të ngjitet deri 29°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco