Një lajm i keq për xhepat e duhanpirësve: Rritet çmimi i cigareve, konsumatorëve nuk u jepet arsyeja

Një lajm i keq për xhepat e duhanpirësve: Rritet çmimi i cigareve, konsumatorëve nuk u jepet arsyeja

13:51, 14/09/2017
A+ Aa A-

Çmimi i disa llojeve të cigareve në treg është rritur prej disa ditësh me 10-20 lekë për paketë. Kjo gjë është reflektuar menjëherë nga konsumatoret, të cilëve nuk iu jepet një  arsye. Por kompania e cila ka rritur çmimin e ka reklamuar rritjen e çmimit të këtij produkti në administratën tatimore.

Kështu referuar faqes zyrtare të Tatimeve vihet re se me datë 25.8. 2017  është bërë njoftimi për rritjen e çmimit të këtyre produkteve. Ndërkohë që në fillim të  vitit të ardhshëm pritet të ketë një rritje tjetër të çmimit të cigareve, si efekt i rritjes së nivelit të akcizës me 5 lek për paketë.

Distributorët e  kompanive të rëndësishme  të importit dhe tregtimit të cigareve shpjeguan për TV SCAN, se nga 1 janari i vitit 2018, kohë kur pritet të rritet akciza, do të reflektohet menjëherë në çmimin përfundimtar të cigareve, çka do të thotë se konsumatori do ta blejë më shtrenjtë duhanin.

Sipas tyre, rritja me 5 lekë për paketë+ 20 % TVSH,  duke i shtuar dhe rritjen e tregut të pakicës, do të rezultojë me një rritje prej 10 lekë për paketë.

Ndërkohë abuzimi me rritjen e çmimit në treg vazhdon dhe të humbur gjithmonë janë konsumatorët e këtij produkti. Kjo është njëra anë, pasi një tjetër “abuzim”, apo jo standard i vendeve të BE,  është se mungesa e çmimit të paketave të duhanit në pullën fiskale të saj. Kjo lë hapësirë për abuzim të hapur me çmimin në treg si nga importuesit, ashtu edhe shitësit e tregut me pakicë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco