Ja çfarë ju ka surprizuar moti në këtë fund muaji

Ja çfarë ju ka surprizuar moti në këtë fund muaji

18:46, 21/08/2017
A+ Aa A-

Muaji Gusht duket se do të mbyllet pa ndryshime të theksuara meteorologjike, ndonëse temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë.

Sipas ekspertëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit e Mjedisit, reshje shiu do të ketë në disa zona të vendit, ndërkohë që në zonat malore mund të ketë edhe shkarkime atmosferike.

Sipas raportit të bërë publik, pas reshjeve të dendura të shiut që shoqëruan vendin, natën mes të dielës e së hënës, nga e marta deri në të dielën nuk priten reshje, përjashtuar ndonjë reshje të izoluar, kjo më e mundshme në terrenet kodrinore-malore.

Në zona shumë të kufizuara reshjet mund të shoqërohen edhe me rrufe, shkruan Ora Neës.

Sa i përket temperaturave, të martën dhe të mërkurën parashikohet rënie e lehtë, ndërsa nga data 24 deri më 27 parashikohen rritje të lehta.

Ndërsa era, do të fryjë më e fortë gjatë pasdites dhe më e ndjeshme pritet të jetë në bregdet dhe në terrenet e larta malore, ku për momente do t’i kalojë 40km/orë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco