Parashikimi i motit për ditën e sotme, vijnë disa lajme të këqija për ...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vijnë disa lajme të këqija për ...

08:38, 20/08/2017
A+ Aa A-

Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta ndërsa me vranësira dhe shira të dobët e lokalë paraqitet motit për zonat malore veriore-verilindore.

Pjesa e dyte e ditës do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë pas-hershme në ultësirën perëndimore duke lënë me vranësira të dendura zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë të tyre si në vlerat e mëngjesit dhe në të mesditës.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco