Si u rritën gati dyfish tarifat. për të vazhduar Universitetin gjatë 5 viteve të fundit

Si u rritën gati dyfish tarifat. për të vazhduar Universitetin gjatë 5 viteve të fundit

11:28, 18/08/2017
A+ Aa A-

Tarifat e shkollimit kanë pësuar rritje mesatarisht me 10 mijë lekë që nga viti 2011 deri në 2016. Edhe pse këtë vit nuk pati ndryshim studentët vitet e fundit paguajnë më shumë për të marrë dije në universitetet shqiptare.

Sipas raportit të publikuar nga portali “Open Data”, rritjen më të lartë në vlerë absolute e ka pësuar tarifa për Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit në programin “Menaxhim agrobiznesi” .

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare,  vitet e fundit ka pësuar  rritje me rreth 19. 500 lekë. Rritje të lartë ka shënuar edhe Fakulteti i Shkencave Pyjore në programin “Mbarështim pyjesh” me 14. 670 lekë, Universiteti i Sporteve të Tiranës me 14. 560 lekë si dhe Fakultetet e Mjekësisë Dentare dhe Fakulteti i Farmacisë me 14 340 lekë. Ajo që bie në sy është se përgjithësisht, tarifat për universitet e rretheve kanë përjetuar rritje më të ulët se sa universitetet që operojnë në Tiranë, duke veçuar universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë si institucioni me rritjen më të vogël të tarifave 5. 692 lekë.

Nëse do të shqyrtonim rritjen e tarifave në vitin 2015-2016 me vitin 2010-2011 të shprehur në përqindje do të spikasnin për ndryshim të lartë të tarifave tre fakultetet e Universitetit Bujqësor të Tiranës, përkatësisht Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit në programin “Menaxhim agrobiznesi” me 128% apo 2.2 herë, Fakulteti i Mjekësisë Veterinare dhe Fakulteti i Shkencave Pyjore në programin “Mbarështim pyjesh”. Rritjen më të vogël e kanë pasur tarifat e Universitetit të Tiranës në degët ekonomik  me 37%, shkenca sociale 30.5% dhe drejtësi  me 30.5%.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco