Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Skandalet dhe arti i manipulimit të publikut. Flet për Syri Tv Andi Bushati

E diela vjen me reshje Koman, lumi i Shalës

E diela vjen me reshje

09:31, 18/08/2017
A+ Aa A-
Masat ajrore afrikane janë rikthyer sërish, duke regjistruar temperatura deri në 39 gradë Celsius në zonat bregdetare. “Këto masa ajrore të nxehta do të qëndrojnë deri ditën e shtunë. Edhe e premtja do të ngelet në të njëjtat kushte atmosferike. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me temperatura të larta që do të ruhen deri të shtunën. Piku do të kapë deri edhe 38 gradë Celsius”, thotë Esona Gjoni, nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Të dielën pritet që në zonat verilindore të ketë reshje shiu, por këto jo në zonat bregdetare, njofton Tch.

“Do të kemi mot fillimisht me kthjellime, më pas me vranësira drejt shtimit, që do të nxisin reshje shiu në mesditë dhe pasdite në pjesën veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa gjatë natës vonë do të ketë reshje shiu, pjesërisht shtrëngata dhe stuhi, këto të përqëndruara në pjesën verilindore. Sa i përket jugut të vendit, ai do të jetë më pak i prekur”, tha më tej Esona Gjoni.

Ditën e hënë do të ketë ulje të temperaturave me 5-6 gradë Celsius.

“Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ditën e hënë, prej 6-7 gradë Celsius. Gjithashtu do të ketë edhe erë të vrullshme në bregdet me një shpejtësi edhe mbi 15 m/s. Në det të hapur do të kemi dallgë me forcë 5-6 ballë”, deklaroi Gjoni. Temperaturat do të nisin të ngrihen në mënyrë graduale në mesin e javës që vjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco