VIDEO/ Romina nga Shqipëria me foshnjen e saj i shpëton sulmit në Barcelonë për 50 sekonda. Rrëfimi

VIDEO/ Romina nga Shqipëria me foshnjen e saj i shpëton sulmit në Barcelonë për 50 sekonda. Rrëfimi

08:42, 18/08/2017
A+ Aa A-

Romina Dervishi është një qytetare shqiptare që fatmirësisht ka shpëtuar nga sulmi i ndodhur në Barcelonë pasditen e djeshme.

Gruaja e re, bashkë me vajzën 1 muajshe, ka shpëtuar vetëm për 50 sekonda nga ajo që ka ndodhur në një nga zonat turistike më të frekuentuara, Las Ramblas.

Romina përmes një statusi në rrjetin social shkruan “kemi shpëtuar për 50 sekonda, po të mos kisha hyrë në një dyqan do të kisha vdekur me gjithë gocën 1 muajshe”.

“Panik, zhurma e ambulancave, helikopterë që fluturojnë lart dhe kontrollojnë zonën, njerëz që ikin të frikësuar”, është komenti i rradhës i shqiptares në rrjetin social, ku ka postuar edhe disa video nga vendi i ngjarjes.

Nga sulmi në Las Ramblas humbën jetën të paktën 13 persona dhe u plagosën rreth 60 të tjerë.

Driss Oukabir është njëri nga autorët e dyshuar të sulmit. Ai ka lindur në Marok në vitin 1989, ndërsa nga të dhënat e para ishte i skeduar nga policia spanjolle si pjesë e grupeve terroriste. Oukabir është personi që ka marrë me qera furgonin që shkaktoi sulmin, i ngjashëm me atë të ndodhur në Stokholm.

Autoritetet konfirmojnë jozyrtarisht se bëhet fjalë për një sulm terrorist në kryeqendrën e Katalunjës.

Linjat e metrosë u mbyllën menjëherë, sikurse edhe dyqanet përreth zonës, ndërsa këmbësorët vraponin nga të katër anët në kërkim të strehimeve të sigurta, teksa policia zbarkoi me forca të shumta në zonë. /tesheshi.com/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco