Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ E rrallë: rritet një vesh rrushi sa një fëmijë në Dumre

FOTO/ E rrallë: rritet një vesh rrushi sa një fëmijë në Dumre

10:51, 17/08/2017
A+ Aa A-

E rrallë në Dumre. Në hardhinë e një fermeri është rritur një vesh rrush sa “një fëmijë”. Dhe të mendosh se kjo është një nga zonat më të thata në Shqipëri për shkak të terrenit kodrinor. Fermeri nga Kosova e Belshit e ka këputur cepin e rrushit sot në mëngjes dhe ka realizuar një foto me nipin e tij. Ky vesh rrushi peshon rreth 10 kg, transmeton infoelbasani.al.

Fermeri ka treguar se e ka punuar, plehëruar dhe vaditur rregullisht hardhinë. “E pikasa këtë cep që kur ishte i vogël. Ai ishte ndryshe nga të tjerët. Ishte më i madh. Dhe kështu vazhdoi të rritet. Unë i bëra gjithë shërbimet dhe spërkatjet me kimikatet që ta mbroj nga sëmundjet. Dhe sot e këputa dhe ia dhashë nipit ta mbajë”. Sipas agronomëve, një dukuri e tillë haset rrallë megjithëse është e njohur. Ata shpjegojnë se bëhet fjalë për një bashkim të cepave të rrushit në një bistak të vetëm.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco