Përgatituni/ Ja çfarë e pret Shqipërinë pas vapës dhe zjarreve

Përgatituni/ Ja çfarë e pret Shqipërinë pas vapës dhe zjarreve

17:56, 16/08/2017
A+ Aa A-

Pas zjarreve Shqipëria mund të përballet me një tjetër forcë të natyrës, të kundërtën e asaj që ka patur nën kurriz këtë verë.

Shqipëria shumë shpejt do të përballet me përmbytje. Drejtori i Koordinimit me Prefekturat në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bekim Murati në një takim me shtabin e emergjencave civile në Berat, u ka bërë apel kryetarëve të 5 bashkive të qarkut të marrin masat për pastrimin e kanaleve kulluese, të cilat gjatë kësaj periudhe kanë grumbulluar aluvione për shkak të thatësirës.

Bekim Murati: Të fillojë veprimi konkret për të pastruar kanalet dhe për të bërë gati situatën që do të vijë ndoshta pas 15 shtatorit apo fillim tetorit.

Ndërsa Drejtori i përgjithshëm i Zjarrëfikseve, Alfred Kristuli ka kërkuar ngritjen e strukturave të shërbimit pyjor,në mënyrë që të kryejnë pastrimin e pyjeve, krijimin e rrugëve të kalimit brenda tyre dhe vendosjen e vrojtuesve,pasi vetëm në zonën e Skraparit janë 85 mijë ha pyje dhe kullota  nuk kanë asnjë rrugë hyrëse për mjetet zjarrëfikëse.

Alfred Kristuli: Janë mjetet që hyjnë vetëm në qytete, nuk janë mjete speciale që mund të operojnë në terrene të vështira, të thyera.

Si rezultat i 192 zjarreve të rëna gjatë muajve Maj-Gusht në qarkun e Beratit,janë dëmtuar nga zjarret :9 mijë 935 rrënjë ullinj,525 rrënjë dru frutor dhe është shkrumbuar një sipërfaqe prej 457 ha me pisha shekullore, lis e shkurre./TvKlan

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco