Sali Berisha, vlerësim të madh për Ylli Popën/ I lutem zotit që shpirti i tij të gjej paqe

Sali Berisha, vlerësim të madh për Ylli Popën/ I lutem zotit që shpirti i tij të gjej paqe

17:25, 16/08/2017
A+ Aa A-

Prof. Dr. Ylli Popa mbylli sytë përgjithmonë!

Të dashur miq, sot u nda nga jeta njëri nga themeluesit më kryesor dhe drejtuesi për dekada i Kardiologjisë si dhe president i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë pas reformimit të saj, akademiku Prof. Dr. Ylli Popa.

Autor i studimeve të shumta, artikujve shkencor, teksteve universitare, klinicist i klasit të parë, drejtues klinike dhe katedre, Prof. Ylli Popa ishte një kollos i vërtet i mjekësisë shqiptare. Si intelektual, ai u angazhua me qëndrimet dhe shkrimet e tij në hapjen e vendit dhe kundër izolimit por edhe në lëvizjen demokratike.

Ai ishte një ndër themeluesit e Komitetit të Helsinkit të krijuar nga një grup intelektualësh të shquar që në javët e para të revolucionit demokratik të vitit 1990.

Duke shprehur nderimin tim të madh për profesor. dr. Ylli Popën dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjaret e tij, unë i lutem Zotit që shpirti i tij i mirë të gjejë paqen e merituar! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco