Keni planifikuar të shkoni me pushime, shihni motin më parë/ Rrebeshe të forta shiu dhe ...

Keni planifikuar të shkoni me pushime, shihni motin më parë/ Rrebeshe të forta shiu dhe ...

15:56, 16/08/2017
A+ Aa A-

Keni planifikuar pushimet në 15 ditshin e dytë të gushtit? Bëni mirë të dëgjoni se çfarë thonë sinoptikanët para se të niseni për të pushuar në plazhet shqiptare.

Sipas Meteoalb, pritet që i gjithë gadishulli i Ballkanit të përfshihet nga episodet me rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere që do të përfshijë edhe territorin shqiptar të dielën dhe të hënën, stuhi të cilat do të sjellin edhe rënie të theksuar të temperaturave.

Meteoalb parashikon që java tjetër të fillojë me një rënie prej 6 – 7°C të temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës ndërsa me një parashikim të përgjithshëm për territorin shqiptar, pritet që për pjesën e mbetur të stinës së verës të mos kapërcehet temperatura 36°C.

Sakaq në Europën Jugore sinoptikanët parashikojnë riaktivizim të “Luciferit” duke përfshirë Portugalinë dhe Spanjën si dhe një pjesë të Mesdheut ku pritet që temperaturat të ngjiten mbi 40°C.

Rritja e temperaturave do të ndjehet edhe në rajonin e Ballkanit, por ky rajon mbetet në periferi të valës së nxehtësisë duke bërë që deri në fundjavë, termometri të ngjitet maksimalisht në vlerat 36-37°C.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco