Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Edhe shqiptar, edhe normal: Mediat zvicerane zbulojnë një komunitet simpatik

Edhe shqiptar, edhe normal: Mediat zvicerane zbulojnë një komunitet simpatik

07:43, 16/08/2017
A+ Aa A-

Shoferë të rrezikshëm, tregtarë droge, vrasës për një vendparkim, keqpërdorues të ndihmave sociale, mashtrues: me këto epitete kanë (mbi)jetuar me dekada shumë shqiptarë në Zvicër. Fjalët «Albaner», «Kosovo-Albaner», «Kosovare» kanë pasur dhe aty këtu ende kanë konotacion negativ. Nganjëherë mediat zvicerane mund ta kenë tepruar me dramatizim dhe alarmim të opinionit, por e vërteta e hidhur qëndron: një pakicë agresive e shqiptarëve të Zvicrës vërtet janë kujdesur të japin një kontribut të çmendur për të prishur imazhin e tërë komunitetit shkruan Enver Robelli në një artikull në dialogplus.

Me gjasë nuk ka fushë të krimit ku shqiptarët s’kanë luajtur një rol – herë prominent, herë ndihmës. Kjo situatë është shfrytëzuar sidomos nga Partia Popullore e Zvicrës (SVP) për fushata të orkestruara kundër shqiptarëve, të cilët janë portretuar si njerëz që problemet i zgjidhin vetëm me dhunë. Duket se edhe mediat zvicerane janë lodhur nga ky diskurs. Rrjedhimisht, sidomos sivjet gazeta bulevardeske «Blick», e cila dikur i ka prirë fushatës antishqiptare, dhe portali «Watson» kanë dërguar gazetarë në Kosovë për të përshkruar vendin dhe njerëzit. Vera është stina e duhur për histori të tilla, sepse gjatë korrikut dhe gushtit, Kosova vlon nga diaspora.

Në rrugë mund të shihen veturat me targa të të gjitha kantoneve zvicerane, në restorante shtohet numri i mysa¿rëve, pronarët e salloneve të dasmave fërkojnë duart nga gëzimi, shitësit e benzinës po ashtu. «Blick» dhe «Watson» janë përpjekur të sjellin para lexuesit zviceran një Kosovë normale, një Kosovë, ku shqiptarët e Zvicrës kthehen, hapin vende të punës, sjellin një etikë tjetër të punës. Shumica e rrë¿meve nuk janë të reja, disa madje janë botuar aq shpesh në mediat zvicerane viteve të shkuara, saqë përsëritja nuk i bën më origjinale. Sidoqoftë, seria e shkrimeve të fundit në mediat zvicerane tregon se shqiptarët po depërtojnë në jetën publike të Zvicrës.

Në shkallët sociale ata po ngjiten më shpejt se ç’është pritur, siç e konfirmon edhe eksperti i çështjeve të integrimit, Thomas Kessler, në një intervistë me portalin «Watson». Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për futbollistët që popullojnë kombëtaren e Zvicrës. Kessler e krahason procesin e integrimit të shqiptarëve në Zvicër me atë të italianëve. Edhe ata në vitet 60-të dhe 70-të të shekullit të kaluar vuanin nga imazhi i keq. «Sicilianët konsideroheshin si djem me thika, të cilët s’mund të kontrollojnë veten, u ¿shkëllejnë grave, janë dembelë dhe vjedhin. Ekzistonte frika se ata do të in¿ltronin Zvicrën me katolicizmin e tyre – ose madje do të sillnin këtu komunizmin. Sepse shumica e punëtorëve të ndërtimtarisë nga Italia ishin të majtë».

Tani për italianët në Zvicër fliitet vetëm me tone pozitive. Kjo fazë ka filluar ndërkohë edhe për shqiptarët.

Përfundimi i luftës në Kosovë, shtendosja e gjendjes së përgjithshme në rajon, pavarësia e Kosovës kanë ndikuar që shqiptarët e Zvicrës të mos mbesin të lidhur pashkëputshëm me vendin e prejardhjes. Gjithnjë e më shumë njerëz e shohin Zvicrën si vend ku duan të jetojnë, të bëjnë karrierë, të investojnë, të hapin biznese, të shkollohen. Shqiptarët nuk janë më ata punëtorët e heshtur të ndërtimtarisë si në vitet ’70, as refugjatët e viteve ’90. Megjithatë, një problem konstant mbetet, siç nënvizon Kessler: «Konflikti i Kosovës nuk është zgjidhur ende. Kosovarët e Zvicrës i ndiejnë problemet në vendin e tyre të origjinës dhe gjenden nën presion moral për t’i përkrahur të afërmit e tyre në vendlindje. Kjo pashmangshëm shkakton tensione». Dikush lodhet duke dërguar para në Kosovë, e ndokujt i villet. Mbase për shkak se ka ngrënë diçka të pangrënshme./DP

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco