Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Shefi i Djegie-Plastikës, Gjergji Belba: Dy pacientët nga Velipoja janë në gjendje kritike për jetën

Shefi i Djegie-Plastikës, Gjergji Belba: Dy pacientët nga Velipoja janë në gjendje kritike për jetën

12:36, 28/07/2017
A+ Aa A-

Shefi i Shërbimit të Djegie-Plastikës, Gjergji Belba, ka deklaruar për mediat në mesditë se pacientët e ardhur me djegie gazi nga Velipoja janë në gjendje kritike për jetën.

Bëhet fjalë për at e bir, Besnik Zenuni, 55 vjeç dhe Hektor Zenuni, 33 vjeç.

Ja çfarë tha Belba: Deri tani në reanimacionin e spitalit tonë janë shtruar dy pacientë të djegur rëndë, me djegie pothuaje në të gjithë sipërfaqen trupore. Si pasojë e eksplozionit të asaj bombole gazi në restorantin e tyre. Gjendja paraqitet kritike.

Jemi në momentet e para të vlerësimit të situatës, të ekzaminimeve laboratike, por njëkohësisht vazhdon edhe mjekimi intensiv për të dy pacientët.

Për momentin janë koshientë, por edhe nën efektin e qetësuesve.

Kanë djegie të thella të lëkurës. Gjendja është kritike. Konsiderohet prognozë e rezervuar për jetën,” përfundoi Belba.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco