Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

VIDEO/ Kontrolle në plazhet private në Durrës, afat deri më 31 korrik për licencim dhe pagesa

VIDEO/ Kontrolle në plazhet private në Durrës, afat deri më 31 korrik për licencim dhe pagesa

10:06, 28/07/2017
A+ Aa A-

177 subjekteve plazh privat që operojnë në plazhin e Durrësit nga Ura e Dajlanit deri te Përroi i Agait në Shkëmbin e Kavajës, kufi me Golemin, bashkia e Durrësit u ka lënë afat deri më 31 korrik për të kryer proceduarat e licencimit dhe pagesës së detyrimeve të tyre. Prej datës 1 gusht, çdo subjekt që nuk ka paguar detyrimet do të përballet me masa të ashpra ndëshkimore siç është sekuestrimi i çadrave dhe të shezloneve. Inspektorët e Tatimeve e të grupeve të kontrollit kanë shkuar në çdo plazh duke lënë akt-kontrollet për çdo subjekt që nuk ka kryer deri tani procedurat për marrjen e lejes së plazhit privat në drejtorinë e Urbanistikës.

Abdyl Koka, drejtori i Tatim- taksave në bashkinë e Durrësit, tha se çdo subjekt që aplikon për plazh privat, duhet t’i drejtohet punonjësve të Urbanistikës aty ku edhe do të kryejë procedurat.

56 subjekte operojnë në plazhin e Shkëmbit të Kavajës, ndërsa 121 të tjerë në plazhin e madh të Durrësit. Inspektorët e bashkisë pohojnë se do të vijojnë me inspektimin edhe në plazhin e Gjirit të Lalzit ku operojnë një numër i madh subjektesh.

Vitin e shkuar në 2016-n, 300 milionë lekë ka mbledhur bashkia e Durrësit nga taksat e tarifat e plazheve private. 121 plazhe në të gjithë vijën bregdetare kanë paguar taksën, ndërsa 20 të tjerë nuk e kanë paguar ende tarifën e përcaktuar nga Këshilli Bashkiak i Durrësit. 31 subjekte rezultojnë në Rrashbull, 28 në Ishëm, 4 në Hamallaj. Në 2015-n u mblodhën 30 milionë lekë të vjetër tarifë e plazheve private, ndërsa në 2016-n  këtë tarifë e paguan edhe një pjesë e debitorëve të kaluar. Abdyl Koka thotë se nuk janë bërë tolerime në pagesat e tarifës së plazheve, pavarësisht se janë në fund të sezonit 20 subjekte ende debitorë në bashki.

Tarfia e plazheve private këtë vit u ul në 30 lekë metri katror me vendim të Këshillit Bashkiak në vitin 2016 për t’i dhënë fund abuzimeve që bëheshin në këtë drejtim. Tarifa ka qenë fikse 3 milionë lekë për 200 metra katrorë, tarifë e cila ishte e pamundur të paguhej nga subjektet të cilët paguanin nën dorë për këtë shkak.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco