Shpërthejnë ujërat e zeza në Tiranë, akademiku: Ejani dhe nuhateni të vërtetën e m...!

Shpërthejnë ujërat e zeza në Tiranë, akademiku: Ejani dhe nuhateni të vërtetën e m...!

23:02, 27/07/2017
A+ Aa A-

Një pusetë ka shpërthyer në Tiranë, duke bërë që ujërat e zeza të vërshojnë në rrugë.

Akademiku Artan Fuga, teksa poston një foto në Facebook ku duken qartë ujërat e zeza mbi rrugë, shkruan: Hajdeni pra te rruga Him Kolli që rrëshket mbi "Myslym Shyri"-n dhe do ta shihni dhe nuhateni të vërtetën e m... vetë ju!

Image

Reagimi i plotë

Fekalet po rrëshkasin drejt bulevardit "Myslym Shyri" Tiranë!

Ndihmë, lutem bashkia të ndërhyjë.

Ora 22 e e 28 minuta!

Rrezik kolere! Njerëzit mbajnë hundën me dorë, të tjerë pllaq plluq mbi to se kujtojnë se u bë deti kos dhe janë ujra të nëndheshme që sillen kastile për të freskuar vapën.

Fekalet po rrëshkasin drejt vendit ku nesër në mëngjes katunarët e mirë do shesin sallatë jeshile, fiq, rrush, kastraveca e presh!

Në gënjefsha më internofshin në Sazan!

Unë vërtet kam shkruar librin "Rënia e Qytetit" që po të duan autoritetet e qytetit ua shpjegoj kuptimin ku dhe kur të duan ata, unë e di se qyteti ynë shqepet në një anë sapo qepet diku gjetkë.

Por, megjithatë unë nuk dua që qyteti të bjerë mbi llava fekalesh!

Miku im, filozofi francez Valade, e përkufizon postmodernitetin si bashkëjetesë e të kundërtave më ekstreme.

Sonte shihja makina luksoze që rrëshqisnin katër rrota e tyre aktive mbi fekale robsh të varfër.

Sonte po meditoja për posmodernitetin mbi mut!

Ku është balta më e ëmbël se mjalta?

Në mëmëdhé!

Por mos na bëni të përqafohemi edhe me fekale, se krahasuar me to, balta është vërtet si mjalta!

Dihet drejtësia hyjnore. Ne të gjithë një ditë do të kthehemi në fekale, por ama sa kohë jemi ende qenie të gjalla dëshirojmë të mos vdesim nga kolera.

Këmbët e cojnë pisllikun nëpër shtëpi ku ka fëmijë, në restorante ku gatuhet, në salla pritjesh ku ka njerëz delikatë, në salla mbledhjesh ku debatohen ceshtje të mëdha globale.

Lutemi shpëtojini këta njerëz që një pjesë jo e vogël janë aq të nënshtruar, aq të bindur, aq të fjetur, saqë ecin në fekale dhe nuk e dinë se kanë të drejtë të jetojnë në dinjitet!

Unë kam besim te ndërhyrja e bashkisë!

Tirana e kam thënë gjithmonë është një halé e madhe por jo për faj të bashkisë si institucion!

Më kanë sharë se kam qenë gjoja pesimist.

Hajdeni pra te rruga Him Kolli që rrëshket mbi "Myslym Shyri"-n dhe do ta shihni dhe nuhateni të vërtetën e m... vetë ju!

Me përulje qytetare!

Artan Fuga

Anëtar i Akademisë të Shkencave

Filozof.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco