Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, ja kur merret vendimi nga ERRU

Rritja e çmimit të ujit në Tiranë, ja kur merret vendimi nga ERRU

19:47, 27/07/2017
A+ Aa A-

Vendimi i Entit Rregullator i Ujit për aplikimin e bërë nga  Ujësjellës-Kanalizime Tiranë për rritjen e çmimit të ujit, pritet të merret në fund të shtatorit, ose në fillim të muajit tetor.

“Dosja e plotë e propozimit së bashku me detajet shtesë sqaruese që do të kërkojë Komisioni Kombëtar Rregullator i ERRU do të fillojë të shqyrtohet në fund të muajit gusht 2017, procesi i vlerësimit të së cilës deri në vendimmarrjen kolegjiale nga ky Komision do të kërkojë minimalisht 1 muaj nga data e fillimit të shqyrtimit të saj”, njofton ERRU.

Reagimi i plotë i ERRU

Në lidhje me aplikimin që shoqëria e UK Tiranë ka depozituar pranë ERRU-së më datë 30 qershor 2017 për miratimin e tarifave të reja të shërbimeve të ujësjellës kanalizimeve për konsumatorët në territorin administrativ të Bashkisë Tiranë njoftojmë:

ERRU në zbatim të akteve ligjore është në fazën e verifikimit formal të dokumentacionit të paraqitur nga UKT për ndryshimin e tarifave. Gjatë kësaj periudhe në vijim të komunikimit zyrtar nga ana e shoqërisë janë realizuar përkatësisht seanca e Këshillit Bashkiak Tiranë për të shprehur opinionin e saj mbi propozimin e tarifave të reja si dhe seanca dëgjimore me publikun.

Dosja e plotë e propozimit së bashku me detajet shtesë sqaruese që do të kërkojë Komisioni Kombëtar Rregullator i ERRU do të fillojë të shqyrtohet në fund të muajit gusht 2017, procesi i vlerësimit të së cilës deri në vendimmarrjen kolegjiale nga ky Komision do të kërkojë minimalisht 1 muaj nga data e fillimit të shqyrtimit të saj.

Miratimi në Këshillin Bashkiak

Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi dje rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet me 20 lekë për m3, duke e çuar nga 45 lekë në 65 lekë/m3.

Kjo rritje sipas Bashkisë së Tiranës e cila ka edhe kompetenca të plota mbi ndërmarrjen Ujësjellës-Kanalizime, bëhet për të kryer investime në rrjet që në 5 vitet e ardhshme do të garantojnë furnizimin 24 orë me ujë të kryeqytetit.

Miratimi i nismës pasoi debate të forta politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ahh te mjere !!27/07/2017 20:10

Po si mund te rritet uji akoma , kur per te pire blihet vec dhe per tu lare eshte vec .Si mund te risesh kete uje kur ska akoma nje investim per te hequr tubacionet e vjetra.

Shto koment

Denonco