VIDEO - LIVE/ Protesta para bashkisë Tiranë kundër rritjes së çmimit të ujit

VIDEO - LIVE/ Protesta para bashkisë Tiranë kundër rritjes së çmimit të ujit

18:21, 26/07/2017
A+ Aa A-

Dhjetëra qytetarë po protestojnë para bashkisë së Tiranës, teksa pritet të nisë mbledhja e këshillit bashkiak.

Ata kundërshtojnë projektin e Bashkisë për rritjen e çmimit të ujit. “Hajdutët, hajdutët, hajdutët”, kanë thirrur protestuesit

Plani i bashkisë duket se do shkojë drejt miratimit pas dakortësimit të kryebashkiakut Veliaj me kushtet e vendosura nga LSI, për të votuar nismën.

Sipas projektit fillestar të propozuar nga Bashkia, parashikohet një rritje çmimi me 44%, nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 ujë.

4 kushtet e vendosura nga LSI:

a). Te merren masa urgjente per nderprejen e lidhjeve te paligjshme dhe furnizimin preferencial qe i behet disa bizneseve per te luftuar informalitetin dhe per te rritur masen e faturimeve si mundesia reale per te rritur te ardhurat, me pare se te mendohet per rritjen e cmimit.

b). Te perjashtohen nga vendimi per rritjen e çmimit te ujit te pishem te gjitha familjet qe jetojne me ndihme ekonomike si dhe te gjitha familjet e pensionisteve;

c). Te vendosen çmime te diferencuara per bizneset, ne varesi te aktivitetit qe ato kryejne, me qellim qe konsumatoret e medhej te ujit te pishem si fabrikat e birres, te pijeve alkoolike dhe freskuese, fabrikat e mishit, te qumeshtit, te mermerit apo hotelet a komplekset e ngjashme me to, te mos kene te njejtat tarifa me baret, kafenete apo zyrat e sherbimit me me pak se 5 punonjes!

d). Persa i perket vendimit per dhenien me koncension te ndertimit te shkollave, riperserisim qendrimin tone se jemi kunder cdo lloj koncensioni. Jo vetem ne nivel lokal dhe ne ate qendror.

PD: LSI u bë pjesë e një pazari të pastër

Kryetari i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkisë dhe këshilltarëve të LSI-së në.

Pas deklaratës së kryebashkiakut Veliajt, i cili njoftoi se ka pranuar kushtet e LSI-së për t’ia bashkuar nismës për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, Olli tha për mediat:

“Për fat të keq, LSI vijon të jetë pjesë e pazarit me pushtetin dhe pse formalisht deklaron se është në opozitë. Provat tregojnë që është bërë pazar i pastër”.

“Ne kemi kërkuar ndalimin e rritjes së çmiit, kemi kërkuar mos prezencë për projektin e koncesionit të shkollave dhe rritjen e çmimit të ujit, sepse vetëm PS nuk ka kuorum për të zhvilluar mbledhjen”, vijoi kryekëshilltari demokrat.

“PD e ka deklaruar votën kundër që në fillim. Ky është qëndrim në dobi të qytetit...S’mund të ngresh tarifën e një shërbimi që nuk e ofron”, tha Olli, para nisjes së mbledhjes në këshillin bashkiak.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco