Shkabat e zhdukura dëshmojnë degradimin e mjedisit në Shqipëri

Shkabat e zhdukura dëshmojnë degradimin e mjedisit në Shqipëri

13:47, 26/07/2017
A+ Aa A-

Për herë të dytë pas 13 vitesh, një ekip prej afro 20 studiuesish nga PPNEA, BSPB dhe dashamirës të natyrës shqiptare nga Mbretëria e Bashkuar mundën të realizojnë këtë vit një kontroll të plotë të territorit të vendit për praninë e shkabave. Krahas shkabave grupi i punës ka mbajtur shënim hasjen e të gjithë llojeve të shpendëve të tjerë grabitqarë duke krijuar në këtë mënyrë, një moment të besueshëm reference për monitorimin e këtyre llojeve në të ardhmen.

Rezultatet tregojnë se nga 4 llojet e shkabave dikur të pranishme në Shqipëri dhe nga 3 llojet e shkabave të hasura në vitin 2004, në vitin 2017 u has vetëm një lloj shkabe, Kali i qyqes. Dy lloje shkabash, te zhdukura nga qiejtë shqiptarë. Duke qenë se shkabat janë lloje “flamur” ose indikatorë të cilësisë së mjedisit, këto rezultate janë tregues i pakontestueshëm i degradimit të jashtëzakonshëm të habitateve natyrore vetëm në 13 vite dhe duhet të shërbejnë si këmbanë alarmi për të zgjuar reagimin e institucioneve dhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për ruatjen e mjedisit.

Në vijim, rezultatet tregojnë se fatmirësisht popullata e Kalit të qyqes, shkabës së fundit në Shqipëri, shfaq një qëndrueshmëri përgjatë 10 viteve të fundit ndonëse e kërcënuar kryesisht nga helmimi aksidental që ka marrë përmasa të mëdha këto vitet e fundit.

Kjo nismë, u realizua me mbështetjen e CEPF në kuadër të projektit “Toka e Kështjellave dhe Shqiponjave” dhe me mbështetjen e të gjithë njerëzve bujarë dhe dashamirës të mjedisit nga Mbretëria e Bashkuar dhe jo vetëm, të cilët dhanë dhuruan diçka të vogël nga vetja për një qëllim të madh.

Botuar nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) me 25 July 2017.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco