Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Adresat/ Keni 48 orë kohë për regjistrimet, ose iu pret gjoba

Adresat/ Keni 48 orë kohë për regjistrimet, ose iu pret gjoba

18:06, 25/07/2017
A+ Aa A-

Qytetarët, të cilëve nuk u përputhet adresa e vendbanimit real, me atë të regjistruar në gjendjen civile kanë vetëm 48 orë kohë për të kryer procedurat e zhvendosjes, ose përndryshe do të gjobiten me 100 mijë lekë (të vjetra).

Për të deklaruar adresën e saktë të vendbanimit, Gjendja Civile ka njoftuar se keni kohë deri më 27 Korrik. Më 27 Korrik 2017 përfundon pezullimi i masës së gjobës për mosrespektimin e afatit 1-mujor për deklarim të vendbanimit nga shtetasit.

Kjo masë u pezullua me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të miratuara në ligjin nr. 134/2016, datë 22.12.2016 “Për gjendjen civile”, i ndryshuar, sipas dispozitës kalimtare të parashikuar në nenin 24.

Por çfarë ndodh pas datës 27 Korrik?

Nisur nga data 28 Korrik 2017, pas periudhës 6-mujore të amnistisë për çdo mosdeklarim të ndryshimit të vendbanimit, DPGJC njofton se nga shërbimi i Gjendjes Civile, zyrat e Gjendjes Civile në bashki dhe në njësi administrative, do të aplikohet masa e gjobës prej 10.000 (dhjetë mijë) lekësh (të reja).

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile “u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë të cilët nuk kanë deklaruar ende vendbanimin, ose nuk kanë kryer veprime të ndryshimit të vendbanimit në zyrën e Gjendjes Civile nën juridiksionin e së cilës ndodhet godina e vendbanimit të tyre, të kryejnë sa më shpejt veprimet në përmbushje të këtij detyrimi ligjor”.

Amnistia ose mosaplikimi i masës administrative (gjobë) përfundon në datë 27 korrik 2017.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile shton se: Për t’i shërbyer sa më mirë shtetasve tanë të cilët nuk kanë mundësi të kryejnë këtë shërbim gjatë ditëve të javës, ky shërbim do të ofrohet dhe në ditët e pushimit në dy fundjavat në vijim përkatësisht më 15–16 dhe 22–23 korrik 2017, ditë në të cilat zyrat e Gjendjes Civile do të qëndrojnë të hapura.

Për procedurën e ndryshimit të vendbanimit (e cila realizohet në zyrën pritëse nën juridiksionin territorial të së cilës ndodhet ndërtesa, godina e vendbanimit), kërkesa për ndryshimin ose deklarimin e vendbanimit duhet të shoqërohet me dokumentet e mëposhtme:

· fotokopje të letërnjoftimit për çdo person madhor, anëtar të familjes;

· dokumentin e pronësisë së banesës, ose kontratë qiramarrje / huadhënieje / përdorimi / banimi, apo çdo dokument tjetër të ligjshëm të parashikuar nga legjislacioni në fuqi, që i jep shtetasit të drejtën e përdorimit të banesës.

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, është shprehur se “do të ketë verifikim të imtësimshëm për këdo që shmang këtë detyrim”.

/SYRI.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tuti25/07/2017 18:17

Shteti qe qeveris me teorine se gjobitjes dhe ndeshkimit , shenje e " dashurise " per qytetarin e majte . Shteti qe te vendos gjobe edhe per qesen e plasmasit ne supermarket .

Shto koment

Denonco