FOTO/ Shfaqet fantazma në tunelin e Letanit, elbasanlliu tmerrohet: Nuk u besova syve!

FOTO/ Shfaqet fantazma në tunelin e Letanit, elbasanlliu tmerrohet: Nuk u besova syve!

10:49, 25/07/2017
A+ Aa A-

Qytetari është i bindur dhe natyrisht i alarmuar njëkohësisht. Madje e shoqëron edhe me foto faktin që ekziston sipas tij. Ai thotë se tunelin e Letanit në rrugën që të lidhe Elbasanin me Funarin, ka parë një fantazmë.

“E kam parë me sytë e mi. Ishte natë dhe unë kthehesha për në shtëpi. Ndeza celularin dhe po e mbaja me dorë n e mbështetur në koskot. Sapo kisha hyra në tunel dhe ndodhesha në mesin e tij. Ishte si një hije që lëviste sa në njërin kënd në tjetrin, në errësirë. Ishte një fantazmë ketë e them me siguri. Mund të më quajnë të marrë, por e them me bindje që e pashë me sytë e mi. Më kapi një frikë e madhe. Kur dola nga tuneli thashë shpëtova. Makthi më ndoqi nga pas atë natë. Dhe gjumi nuk më zuri. Tani kam frikë të kaloj natën në atë tunel. Dikush më tha se e kishte parë edhe ai, por që se besonte. A të jetë vallë e vërtetë”, pyet i shqetësuar shtetasi.

Tuneli i Letanit është ndërtuar më shumë se gjysmë shekulli më parë. Ai lidh disa fshatra të Njësisë Administrative me qytetin e Elbasanit.

Për të qenë korrekt po e publikojmë  të plotë shqetësimin e banorit nga ky fshat, ndonëse ne nuk e besojmë se aty ekziston një fantazmë. Ndoshta është shëmbëllim në mendjen e tij…

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco