Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/ Skandal, bllokohet trafiku tek 'Sami Frashëri' në Tiranë, bashkia pret pemët tek Teatri 'Turbina' Foto nga Syri.net sot, në orën 9:00

FOTO/ Skandal, bllokohet trafiku tek 'Sami Frashëri' në Tiranë, bashkia pret pemët tek Teatri 'Turbina'

09:19, 25/07/2017
A+ Aa A-

Një gjendje e rënduar trafiku është vërejtur në Tiranë këtë mëngjes në rrugën '"Sami Frashëri", që të çon nga sheshi Wilson tek diga e Liqenit, për shkak të disa pemëve që punonjës të bashkisë janë duke prerë tek Teatri i ri Turbina dhe që janë rrëzuar në mes të rrugës.

Fotot e mëposhtme janë bërë nga Syri.net.

Orari i zgjedhur për prerjen e pemëve dhe bllokimin e rrugës pa marrë masat më parë ka ndodhur në orën e pikut të trafikut, rreth orës 8.30 - 9:00 dhe ka bllokuar qarkullimin e urbanëve dhe makinave. Qytetarët janë detyruar të zbrasin dhe të vrapojnë për në punë më këmbë.

Bashkia e Tiranës ka reaguar duke sqaruar se pema u pre sepse paraqiste rrezik për njerëzit.

 

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco