FOTO/ Ja qyteti me çmimin më të lartë të ujit në Shqipëri. Tirana me çmimin më të ...

FOTO/ Ja qyteti me çmimin më të lartë të ujit në Shqipëri. Tirana me çmimin më të ...

14:05, 22/07/2017
A+ Aa A-

Tirana është një nga qytetet me çmimin më të ulët të ujit të pijshëm në Shqipëri, edhe pse nje pjese e tij shpërdorohet përmes lidhjeve të paligjshme në zonat periferike, kryesisht nga Kamza dhe Babrruja, për t’u përdorur më pas për vaditje tokash bujqësore.

Nga të dhënat zyrtare rezulton se aktualisht Tirana e ka çmimin e ujit të pijshëm 45 lek/m3, ndonëse është qyteti me numrin më të lartë të popullsisë në Shqipëri, rreth 1 milion, ku nevoja për ujë është më e madhe dhe kostoja e mirëmbajtjes së rrjetit është tepër e lartë.

Por, çmimi i ujit të pijshëm në kryeqytet është 20 lek/m3 më i ulët se ai i Bashkisë së Kamzës, banorët e të cilës sot paguajnë 65 lek/m3 ujë. E njëjta situatë vërehet edhe në Korçë, Durrës apo në Lezhë, ku çmimet në këto tre qytete janë më të larta, ndonëse shtrirja e rrjetit të transmetimit është më i vogël.

Në Durrës qytetarët paguajnë 61 lek/m3 ujë, në Korçë 65 lek/m3 ujë dhe në Lezhë 58 lek/m3 ujë.

Edhe Pogradeci, një qytet tepër i pasur me rezerva hidrike ka një çmim disa herë më të lartë se në Tiranë. Nëse në Tiranë ky çmim aktualisht është 45 lek/m3, në Pogradec është 17 lek më shumë, pra 62 lek/m3.

Tirana është qyteti me popullsinë më të madhe, ku sipas statistikave dhe regjistrit të gjendjes civile, numri arrin në 832,302 brenda kufijve administrativë të Bashkisë. Por, rritja e popullsisë shtron edhe nevojë për një menaxhim më të mirë të rezervave hidrike që përdoren për ujin e pijshëm, si dhe investime të rëndësishme në gjithë sistemin e transmetimit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bog23/07/2017 21:16

Cudi PSE NUK ESHTE ELBASANI NE LISTE??!! Per te rritur cmimin duhen argumenta tekniko ekonomike dhe jo evidenca qe kane mbrenda te gjithe vjedhjet si te konsumatoreve ashtu dhe te drejtuesve te ujsjellesave. Zere se fola se besoj se ka akoma njerez qe indinjohen nga padrejtesite.

Shto koment

Denonco