Shtëpia e rrënuar në Shkodër, ku uji as nuk pikon, por fatura rrjedh çdo muaj

Shtëpia e rrënuar në Shkodër, ku uji as nuk pikon, por fatura rrjedh çdo muaj

14:04, 20/07/2017
A+ Aa A-

Një shtëpi e braktisur, e rrënuar dhe pa njerëz brenda është një mister i gjallë në Shkodër. Aty nuk pikon ujë gjëkundi nga rubinetat, por ama faturat vijnë rregullisht çdo muaj.

I zoti i saj, Kolë Krypçi, e dinte që kur bleu këtë shtëpi si haur se aty s'kishte e as mund të kishte, as energji e as ujë. megjithatë, ai ka rezultuar prej saj debitor tek Ujësjellësi me 25 mijë lekë të reja!

“Shtëpia që kam blerë është e pabanueshme prej vitesh, - thotë ai. -  Por, më ka ardhur një aforfe prej 250 mijë lekësh të vjetra nga ndërmarrja e ujësjellësit. Jam ankuar te drejtori i kësaj ndërmarrje, por ai nuk ka marrë mundimin të më takojë. Më pas, jam ankuar në Bashkinë Shkodër, por aty më kanë thënë që kjo ndërmarrje është private. Unë dua vetëm të sqaroj këtë çeshtje, pasi nuk kam pse të paguaj fatura të ujit, kur nuk e shpenzoj atë.” – shprehet Krypci.

Pavarësisht se banesa e tij nuk ka ujë dhe i kanë vendosur aforfe, Krypci deklaron se e ka paguar shumën e vendosur nga ujësjellësi, ndërkohë që kërkesa e tij e vetme është që të zhvillojë një takim me drejtorin e ujësjellësit Shkodër, Mark Molla dhe ta zgjidhë padrejtësinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco