Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Për Kalin e Qyqes, turistët britanikë i ngjiten Nivicës

Për Kalin e Qyqes, turistët britanikë i ngjiten Nivicës

12:13, 20/07/2017
A+ Aa A-

"Nuk ishte thjesht një intenerar historiko -turistik, por dhe një kuriozitet për Kalin e Qyqes që rritet në këto lartësi”, shpjegon Auron Tare Drejtori i AKB-së që shoqëroi një grup vizitorësh britanik në Nivicë.

“Kali i Qyqes (Neophron percnopterus) mbart statusin i rrezikuar në nivel global. Eshtë një ndër llojet më të rralla të shpendëve në Evropë dhe veçanërisht në Gadishullin e Ballkanit ku numërohet një total prej rreth 70 çiftesh.

Shqipëria mbart një pjesë të konsiderueshëme të popullatës ballkanase të Kalit të Qyqes me rreth 10 çifte. 

Kali i Qyqes eshtë pjesë e listës së kuqe të faunës së Shqipërisë dhe mbrohet rreptësisht nga legjislacioni mjedisor shqiptar.

Duke qenë pjesë e “Listës së Kuqe të Faunës së Egër të Shqipërisë”, ky lloj mbrohet edhe nga ligji Nr. 9867, datë 31.1.2008 “për Përcaktimin e Rregullave dhe të Procedurave për Tregtimin Ndërkombëtar të Llojeve të Rrezikuara të Faunës dhe të Florës së Egër”.

Shkelja e udhëzimeve të këtij ligji, kur nuk përbën vepër penale, përbën kundravajtje administrative dhe ndëshkohet me gjobë në masën nga 10 mijë lekë deri 100 mijë lekë dhe në rast përsëritje të shkeljes brenda 1 viti kalendarik, masa e gjobës dyfishohet.

Kali i Qyqes është një lloj me interes të lartë ruajtje në nivel evropian, pasi është i listuar në aneksin 1 të Direktivës Evropiane të Shpendëve.

Në bazë të marrveshjes së Stabilizim – Asocimit, Shqipëria është e detyruar të ruaj këtë lloj dhe habitatin e tij.  Kali i Qyqes mbrohet në mënyrë strikte nga Konventa e Bernës të cilën Shqipëria e ka ratifikuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco