'Hajde hamë bukë': Shqiptarët, konsumatorët nr.1 të drithit në Evropë

'Hajde hamë bukë': Shqiptarët, konsumatorët nr.1 të drithit në Evropë

14:02, 17/07/2017

Kemi një togfjalësh thuajse të ngurtësuar, të ardhur nga koha: “Hajde hamë bukë!”. Por nuk qenka thjesht një frazë e ngrirë; qenka një realitet. Shqiptarët, sipas statistikave, dalin si kombi i vendit të parë për konsumin e bukës. Të dhënat krahasuese të Eurostat duket se e vërtetojnë këtë. Shqipëria, një nga shtetet me të ardhurat më të ulëta të Europës, renditet si vendi, ku banorët e saj shpenzojnë më shumë për bukë dhe drithëra në raport me të ardhurat e tyre.

Sipas tabelave të publikuara nga Instituti Europian i Statistikave (Eurostat), shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) ishin 4.9%, më të lartat në Europë. Shteti i dytë pas nesh është Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së si shpenzime për bukë dhe drithëra, i ndjekur nga Bosnjë Hercegovina.

Lexo edhe:

Komentet

Tirana17/07/2017 22:14

Sot 1 kg buke kushton sa per 70 - 100 gr. djathe ; nderkohe qe po 1 kg buke kushton sot vetem sa 1 kg domate ....???!!! Sa per mishin as qe behet fjale , sepse me 1 kg mish viçi ( tradicional per gjelle ) shqiptarit me mire i bie te bleje buken per 30 dite ...., po i doli llogaria per dite djele .., mund te bleje ndonje kofshe pule , e cila kushton 3 - 4 here me lire se mishi i viçit ...??!! Keshtu ka qene edhe para vitit 1990 , ky ishte tolloni i famshem 1 here ne muaj me mish pule hungareze , 5 kokrra veze ne jave dhe 2 - 4 kg buke te zeze te ngrohet ne dite per nje familje me 4 - 5 veta .

Shto koment