Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Fshati kampion në Cerrik që nuk shet 'po.....me rigon'

Fshati kampion në Cerrik që nuk shet 'po.....me rigon'

11:49, 16/07/2017
A+ Aa A-

Ky është fshati kampion në Shqipëri që prodhon rigon. Besohet deri në 100 ton në vit. Nuk është shifër e vogël për një fshat. Por me këtë aktivitet ata mbajnë shtëpinë. Bëhet fjalë për fshatin Xherie në përbërje të bashkisë Cërrik.

Bima medicinale është kthyer në bekim për ata dhe nga viti në vit po i shtojnë sipërfaqet e mbjella duke u përqëndruar vetëm në këtë kulturë.

Aq i rëndësishëm është rigoni për ata sa shpikën vetë edhe pajisjen për sitjen e tij.

Nisur nga rëndësia e bimës fshati ka shpikur edhe “Festën e Rigonit”. Festa do të mbahet për çdo vit në datën 14 korrik.

Në festën e sivjetme ishte i pranishëm edhe kryetari i bashkisë Altin Toska dhe përfaqësuesit e drejtorisë së bujqësisë.

Për fermerët më të mirë u ndanë çmime  dhe certifikata mirënjohje.

Por edhe pse është kampion në këtë drejtim ky fshat nuk shet mend sipas shprehjes së urtë të p… me rigon. Infoelbasani.al

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco