Zgjedhjet u morën vesh, tani radha e pushimeve. Ja cilët janë plazhet shqiptare që duhet të shmangni

Zgjedhjet u morën vesh, tani radha e pushimeve. Ja cilët janë plazhet shqiptare që duhet të shmangni

15:53, 26/06/2017
A+ Aa A-

Zgjedhjet në Shqipëri si në asnjë vend tjetër të Europës, përfshijnë gati të gjithë shoqërinë. Duke qenë se ato përkojnë gjithmonë me nisjen e sezonit turistik, edhe pushimet për shumicën e shqiptarëve shtyhen. Në këto zgjedhje kjo zhvendosje e pushimeve madje u bë me ligj” për gjithë administratën zgjedhore. Zëvendës ministria teknike që u emërua pas marrëveshjes Rama-Basha, Ledina Mandia, lëshoi një urdhër gjatë fushatës elektorale sipas të cilit pezulloheshin të gjitha lejet që ishin marrë, ose planifikuar deri në mbylljen përfundimtare të zgjedhjeve elektorale.

Por edhe këto zgjedhje të “çuditshme” të vitit 2017 duket se janë drejt mbylljes dhe koha është për pushime, mundësisht buzë detit në këtë verë teje të nxehtë.

Për të gjithë ata që preferojnë plazhet shqiptare INSTAT, ka përgatitur sot një listë sipas të cilës mund të kuptoni, se cilët janë të ndotur dhe cilët të pastër, duke ju referuar të dhënave të vitit 2016.

Kështu Vlora dhe Durrësi, vitin e kaluar kanë pasur plazhet më të ndotura edhe pse vazhdojnë të jenë më të frekuentuarat. Kurse plazhet më të pastra i takojnë Velipojës, Dhërmiut, Himarës, Borshit dhe Sarandës. Të gjitha këto të dhëna kanë dalë pas një  monitorimi që ka bërë Ministria e Mjedisit dhe që janë referuar për publikun më pas nga INSTAT.

Raportet e monitorimit përfshijnë shumë pika, duke nxjerrë si plazhet me ndotjen më të lartëme ato të vijës bregdetare të Durrësit.

Durrësi ka vetëm 1 plazh me cilësi të lartë, 7 plazhe me cilësi të mirë, 4 plazhe me cilësi të mjaftueshme, por për 9 plazhe të tjera, situata paraqitet emergjente dhe me superndotje, paralajmërohet në raportin e INSTAT.

Më tej vjen Vlora, e cila ka 5 plazhe me cilësi të lartë, 1 plazh me cilësi të mirë dhe 4 plazhe me cilësi shumë të ndotur, në të cilët madje ministria e Mjedisit ka kërkuar ndërhyrje emergjente. Ndërsa në plazhet e tjera të vendit, situata është më normale.

Të dhënat për cilësinë e ujërave në plazhet e Shqipërisë u referohen matjeve të përsëritura në të gjitha plazhet detare.

Këto të dhëna i referohen kryesisht përmbajtjes së kolonive të baktereve me origjinë nga shkarkimet në ujërat detare dhe lumenjve.

Treguesit për cilësinë e ujërave larës në këtë botim janë administrativë dhe japin vlerat mesatare të përmbushjes së standardeve cilësore të ujërave në plazhin përkatës referuar standardeve të cilësisë, të vendosur nga OBSH.

Shqipëria  thuhet në raport, ende nuk ka e zgjidhur problemin e kanalizimeve të ujërave të zeza në plazhe, teksa numri i turistëve që zgjedhin Shqipërinë të pushojnë po rritet nga viti në vit me ritme të larta. /Syri.net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco