FOTO/ Nusja dhe dhëndri në Elbasan hyjnë të votojnë, priten me duatrokitje

FOTO/ Nusja dhe dhëndri në Elbasan hyjnë të votojnë, priten me duatrokitje

15:28, 25/06/2017
A+ Aa A-

Sot ka qenë një ditë e veçantë për Elton dhe Jugersa Buzanin nga Elbasani. Ata kanë lidhur kurorë. Por ky moment i rëndësishëm i jetës së tyre ka pasur edhe disa koincidenca domethënëse. Sot ka qëlluar edhe festa e Bajramit edhe dita e votimeve.

Në mesditë Eltoni, bashkë me krushqit, kanë shkuar të marrin nusen. Por para se të mbërrijnë  në shtëpi, çifti ka shkuar të votojë, transmeton infoelbasani.al.

Një atmosferë mjaft e këndshme në qendrën e votimit 2355. Kur çifti është futur në derë, komisioni dhe të pranishmit janë gëzuar dhe kanë duartrokitur. Shoqëruesit kanë kryer adetin duke qerasur me ëmbëlsira. Pastaj çifti i ri i është drejtuar kutisë së votimit.

Eltoni dhe nusja e tij shprehen se ndjehen shumë të gëzuar sot. E dinë rëndësinë e votës dhe presin që pas këtyre zgjedhjeve të vazhdojnë jetë të lumtur.

Kështu ky çift në Elbasan ka përcjellë një mesazh domethënës për të gjithë, veçanërisht për ata që hezitojnë të votojnë. Mesazhin se vota është arma më e fortë që ka çdo njeri për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco