FOTO/ Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, falja e madhe në sheshin 'Skënderbej'

FOTO/ Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, falja e madhe në sheshin 'Skënderbej'

07:42, 25/06/2017
A+ Aa A-

Besimtarët myslimanë kremtojnë sot Fitër Bajramin. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kuranit, mijëra besimtarë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, theksoi në fjalën e tij se “festa e Fitër Bajramit është lehtësim i shpirtit, është kënaqësia e brendshme që buron prej shpresës së përmbushjes së adhurimit dhe përfitimit të faljes prej Allahut, Mëshiruesit Fuqiplotë”.

“Bajrami është dita e lehtësimit të brengave, është dita e shpresave të reja, është dita e të kujtuarit për njëri-tjetrin, është dita  për të gëzuar fëmijët me dhurata dhe përkëdhelje, është dita për të respektuar të moshuarit me mirënjohje dhe dashuri, është dita për t’u gjendur pranë të gjithë atyre njerëzve që presin interesimin dhe vëmendjen tonë”, tha Bruçaj, sipas atsh.

Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.

Fiter Bajrami është festa, e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Festa e Bajramit festohet duke falur namazin e Bajramit.

Në ditën e Fitër Bajramit është një ditë feste, ku tavolinat mbushen plot e ku ka disa ushqime tradicionalë që shoqërojnë këtë festë ndër vite. Kështu, ndër shumë besimtarë myslimanë ka mbetur si traditë që në ditën e bajramit për mëngjes të kenë oriz dhe pite. Ëmbëlsira është pjesë e rëndësishme e kësaj dite dhe ajo nuk duhet të mungojë në tavolinën e asnjë besimtari mysliman. Për shumë besimtarë, ëmbëlsira e parë pas mëngjesit në ditën e Fitër Bajramit është bakllavaja, por edhe revania është një ndër ëmbëlsirat që përgatiten për këtë festë. Tatlia është po ashtu një ëmbëlsirë tjetër, që është mirë të provohet.  Kadaifi është po ashtu një ndër gatimet që është bërë pjesë e kësaj dite etj.

    (Fotot nga DeutscheWelle)

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Koleci27/06/2017 22:45

    Urime edhe Kombit Amerikan Per Fiter Bajramin

    fredi 27/06/2017 09:34

    Si shpjegohet qe ne foto nuk shihet kryegjyshi i dynjase dede mondi

    tony27/06/2017 09:00

    Ja kush jane terroristet e vertete - keta komentues ketu - qe nxisin urrejtjen, qe duan te percajne shqiptaret, (qe mund te jene edhe 1 plehre e vetme me nicknames te ndryshem). Gezuar te gjithe shqiptareve festen, muslimane e te krishtere, e Zoti u dhente hakun te gjithe antishqiptareve.

    zef25/06/2017 11:47

    e bukur . gjithe keta turkoshake te perulur para heroit kombetar

    Iliri tjeter25/06/2017 11:46

    DREJT EUROPES TE BASHKUAR !

    GEZIM25/06/2017 10:55

    Jam kurioz te informohem si perkthehet nga shqipja ne turqisht termi feste ose kremtim?

    mirela25/06/2017 10:12

    Sot ..po.. qe nuk ke ..ku te hedhesh mollen ne sheshin Skenderbej!! Kur therret Allahu ..nuk ka parti qe na ndan.. Sikur ta dinte Skenderbeu cdo behej nen ..kembet e tij

    Shaba25/06/2017 08:42

    Gezuar diten e Fiter Bajramit! Ne kete dite nuk mund te fitoje kurre nje i krishtere ordiner!

    qim peka deputet25/06/2017 07:53

    Europe, Europe. Me keto pamje zor te shkojme ne Europe, por ju e dini me mire kete pune. Te na rruaje Erdogani sepse kur kemi Turqine, Arabine pse e duam Evropen, kurven e motit.

    Shto koment

    Denonco