Dhjetë ditë ujë me fekale në rubineta, banorët e 'Fadil Radës' i bëjnë apel Veliajt Rruga 'Fadil Rada' pranë gjimnazit 'Ismail Qemali', Tiranë

Dhjetë ditë ujë me fekale në rubineta, banorët e 'Fadil Radës' i bëjnë apel Veliajt

13:41, 23/06/2017
A+ Aa A-

Prej mëse dhjetë ditësh, banorët e rrugës ‘Fadil Rada’ në Tiranë, në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” janë duke përjetuar ditët më të vështira të tyre: Jo mungesën e ujit, por ujin me fekale në rubineta! Bëhet fjalë për 10-15 pallate të prekura, dhjetra shtëpi privat e biznese që në kulmin e vapës po kalojnë një traumë.

V.S., një nga banorë të zonës e denoncoi rastin pranë “Syri.net” dhe i drejtoi një apel, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt.

 “Edhe pse punonjës të Ujësjellësit kanë ditë që po punojnë për të zbuluar se ku janë ndeshur me njeri-tjetrin tubacionet e ujësrave të zeza dhe të bardha, nuk po e gjejnë”, u shpreh ai."Por situata është alarmante, sidomos për fëmijët dhe pleqtë, që rrezikojnë shëndetin."

V. S. u shpreh në emër të fqinjëve të tij se po i bien këmbanave të alarmit me synimin që media të sensibilizojë zgjidhjen e problemit të tyre para se të vendosin për të ngritur një barrikadë dhe protestuar ndaj bashkisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco