Dy ftesa nga Ambasada e SHBA për qytetarët, ja ku mund të merrni pjesë

Dy ftesa nga Ambasada e SHBA për qytetarët, ja ku mund të merrni pjesë

07:14, 23/06/2017
A+ Aa A-

Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar dy veprimtari ku janë të ftuar të marrin pjesë, qytetarët shqiptarë. Ja cilat janë:

E para: Për dy javë, ambasada e SHBA njofton se "ne do të festojmë Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, festa kombëtare më e rëndësishme në Amerikë. Na dërgoni një foto apo një imazh që ju mendoni se përfaqëson më së miri Ditën e Pavarësisë Amerikane. Keni një foto nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara apo keni një ide që përfaqëson më së miri këtë ditë të shënuar? Na e dërgoni.

Fotot më të mira do të marrin një surprizë shumë të veçantë. Foto duhet të jetë origjinale dhe e bërë nga ju, dhe ju mund ta postoni në hapësirën e komenteve mëposhtë ose të na e nisni me mesazh. Na tregoni idetë tuaja!"

E dyta: Bashkoni forcat me aktivistë, dizenjatorë, krijues dhe kërkues nga Ballkani Perëndimor për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe rekrutimin online. Aplikoni tani për nismën Resonant Voices Initiative në Durrës: http://resonantvoices.info

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco