FOTO-SKANDAL/ Maturantët të mbyllur në provimin e Gjuhë Letërsisë, dalin në publik tezat e pyetjeve

FOTO-SKANDAL/ Maturantët të mbyllur në provimin e Gjuhë Letërsisë, dalin në publik tezat e pyetjeve

11:46, 22/06/2017
A+ Aa A-

Vazhdojnë skandalet me provimet e maturës shtetërore. Ashtu si edhe provimet e tjera, edhe në atë të  detyrueshëm të Gjuhë Letërsisë në maturën shtetërore, kanë dalë tezat para futjes në sallat ku do mbahet provimi.

Fotot e tezave janë duke qarkulluar masivisht  në rrjetet sociale edhe pse provimi ka filluar në orën 10:00. Edhe pse  u paralajmërua se nuk do të kopjohet, diçka e tillë nuk ka ndodhur. Fotot e ndryshme të publikuar në rrjetet sociale tregojnë se sa e lehtë është të kopjosh në një provim mature dhe sa lehtë mund ta fotografosh tezën.

Nga ana tjetër, provimet e maturës zhvillohen gjithmonë në muajin Qershor dhe shpesh përkojnë me zgjedhjet. Këto të fundit kanë ndikimin e tyre në proces sepse shpeshherë nxënësve apo të afërmve të tyre, u premtohen teza e përgjigjet nxënësve në këmbim të votës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Lili22/06/2017 11:49

    eshte provimi i lirimit sot, jo i matures per Gjuhe-letersi

    Shto koment

    Denonco