Alarmi: Një sëmundje e rëndë po përhapet në spitalin e Durrësit

Alarmi: Një sëmundje e rëndë po përhapet në spitalin e Durrësit

19:50, 21/06/2017
A+ Aa A-

Tre punonjëse sanitare të spitalit të Durrësit dyshohet se janë infektuar në vendin e punës me bakterin TBC, e njohur si sëmundja e tuberkulozit. Lajmi është bërë publik nga vetë punonjëset që po marrin trajtim mjekësor të specializuar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Përmes telefonit, një prej punonjësve të sëmura fajëson spitalin e Durrësit për mosplotësimin e kushteve minimale të punës, duke treguar se si ajo dhe 11 punonjëse të tjera pastrojnë çdo ditë ambientet spitalore të infektuara pa masa mbrojtëse, ndërsa në vend të djegies së çarçafëve të të sëmurëve me tuberkuloz, ato i lajnë.

I pyetur për ngjarjen, shefi i Dispanserisë së Durrësit Zyber Pupla, mjek pneumolog, tha për “News 24” se nuk ka vend për panik, pasi sëmundja ngjitëse e tuberkulozit është tërësisht e shërueshme dhe nuk lë pasoja.

Mjeku thotë se ende nuk është sqaruar origjina e sëmundjes tek sanitaret, ndërkohë që në repartin infektiv të spitalit të Durrësit trajtohen prej kohësh 4 pacientë të prekur nga TBC. Shifrat zyrtare në Shqipëri tregojnë se, në vit rastet e reja me tuberkuloz vardojnë nga 400-450 raste, por që sipas mjekëve pneumologë të spitalit të mushkërive mbeten më të ulëtat në rajon. Sot kjo sëmundje është plotësisht e tatueshme, por shërimi i saj zgjat në kohë, 1 muaj në spital dhe 6 muaj në banesë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco