Keni bërë plane për fundjavën? Moti ka një surprizë të hidhur për ju

Keni bërë plane për fundjavën? Moti ka një surprizë të hidhur për ju

22:50, 26/05/2017
A+ Aa A-

Plazhet apo ambientet e tjera të hapura nuk do të jenë vende perfekte për tu vizituar gjatë fundjavës, pasi parashikohet që shirat të jenë prezente.

Sipas Meteoalb: Dita e shtunë pritet të jetë e kthjellët deri në mesditë. Më tej, në zonat jugore dhe juglindore do të ketë grumbullime vranësirash dhe shira që në disa zona do të jenë rrebeshe.

Të dielën, pritet të ketë mot kryesisht të kthjellet në zonat veriore dhe qendrore ndërsa në jug të vendit, gjate mesditës dhe pasdites, do të ketë zhvillim të vranësirave dhe shira të dobët.

Temperaturat e ajrit do të rriten gjatë fundjavës, më të ndjeshme në orët e mesditës duke bërë që maksimalja në rang vendi të ngjitet mbi 26 gradë C.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco